Cooler Master prezanton Ventilator pa zhurme

Cooler Master, është një ndër firmat leader mbi prodhimin e sistemeve frohës për kompjuter. Turbine Master, është modeli i ri që do hidhet në treg nga kjo firmë. Një ventilator me 120 mm super i qetë dhe me një performance të lartë.

Turbine Master, me duket se e ka thyer tabun që mbate të lidhura performancën me qetësine e ventilatorit.

Ka një design semi-frameless, me teknologji Barometric Ball Bearing (BBB) dhe 16 flete që e bëjnë Turbine Master të aftë të nxjerrë një fluks ajri konstant jashtë kompjuterit dhe të përmiresoj përformancen e tij. Plus dhe forma e veçante gjeometrike e fleteve te ventilatorit bën që të mos formohet zhurmë nga turbolenca e fluksit ajrit.

Dihet që armiku kryesor i kompjuterit pas virusave është nxjehtesia, por me këtë ventilator me një numër të ulët xhirosh mund të marrim një fluks ajri të lart.

Ja disa shifra. Me një fluks ajri 35.07 CFM dhe 800 xhiro, zhurma e krijuar është vëtëm 13.83 decibel. Ideale për ata që duan një performancë të lartë dhe një ambjent të qetë.

Turbine Master, do të jetë në dyqanet e autorizuara nga fillimi i shkurtit me nje çmim prej 13,50 €.

Janar 2011 – ReniX per Lirenti.com

Jepni mendimin tuaj