Investimet kriminale ne Shqiperi do sekuestrohen

Investimet e “emigrantëve” që kanë vënë prona apo pasuri të paligjshme në Shqipëri, gjatë aktiviteteve kriminale në të gjithë botën, do të sekuestrohen. Pasuria do të kalojë shtetit ku ka ndodhur vepra penale. Në fillim të muajit shkurt ka hyrë në fuqi ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja”, ku detajohen të gjitha të dhënat që duhet për të sekuestruar një pronë në Shqipëri për llogari të gjykatave dhe shteteve të huaja.
Me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të huaja, gjykatat shqiptare mund të vendosin sekuestrimin e sendeve të konfiskueshme që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të cilat është dhënë një vendim sekuestrimi në shtetin kërkues. Megjithatë, vendimi ankimohet në gjykatën më të lartë brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e marrjes së dijenisë. “Kërkesa për vënien e sekuestros ekzekutohet nga gjykata vendase, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Kur një palë e tretë, që ka fituar të drejta në mirëbesim, një autoritet shtetëror apo një palë e dëmtuar që ka vendbanimin në Shqipëri, pretendon pronësinë mbi sendet, dokumentet apo fitimet nga pronat, dërgohen vetëm nëse gjykatat e huaja garantojnë kthimin e tyre në fund të procedimeve në lidhje me provat”, thuhet në ligjin që është miratuar me urgjencë nga qeveria dhe tashmë ka hyrë në fuqi.
Pronat e kërkuara Sendet e sekuestruara u dërgohen gjykatave të huaja me kërkesën e tij, në përmbushje të letër-porosisë për t”˜u konfiskuar ose për t”˜iu kthyer pronarit të ligjshëm. “Këto sende përfshijnë: sendet e përdorura për kryerjen e një vepre penale; sendet që rrjedhin nga kryerja e një vepre penale apo vlera e barabartë me to; fitimet nga një vepër penale apo vlera e barabartë me to; sende të tjera të dhëna me qëllim nxitjen për kryerjen e një vepre penale, si edhe shpërblimet për një vepër penale”, thuhet në projektligj. Sipas tij, dërgimi mund të realizohet në çdo fazë të procedimit penal dhe vetëm bazuar në një vendim të autoritetit të huaj gjyqësor. Por sendet apo fitimet nga pronat mund të mbahen në mënyrë të përhershme në Shqipëri nëse pronari i tyre ka banimin ose qëndrimin në Shqipëri, ka pretendime serioze në lidhje me fitimet për këtë aktivitet apo pronë.
Kontrolli i personave
Bazuar në një kërkesë të shtetit kërkues, gjykata, në çdo moment gjatë procedurave të ekstradimit, mund të urdhërojë kontrollin e personit, i cili është privuar nga liria, që kërkohet ekstradimi, kontrollin e ambienteve dhe sekuestrimin e sendeve. “Sendet e mëposhtme që gjenden në zotërim të personit të privuar nga liria, për të cilin kërkohet ekstradimi, i dorëzohen shtetit kërkues me kërkesë të tij: sendet që do të shërbejnë si prova; sendet që janë përfituar si rezultat i veprës penale dhe që gjenden në zotërimin e personit të kërkuar në momentin e kapjes ose që zbulohen më von딝, thuhet në ligjin që Ministria e Drejtësisë do të zbatojë me të gjitha kërkesat e gjykatave të huaja. Sipas tij, dorëzimi i sendeve të përmendura bëhet edhe nëse dorëzimi i personit, ndonëse është miratuar, nuk mund të kryhet për shkak të vdekjes ose sëmundjes së personit të kërkuar. Nëse sendet përkatëse i janë nënshtruar sekuestros ose konfiskimit në territorin e Shqipërisë, ato mund të ruhen përkohësisht në lidhje me procedimin penal të papërfituar ose mund t”˜i dorëzohen shtetit kërkues me kusht që ato të kthehen.

Jepni mendimin tuaj