Thunderbird 3.1 Alpha 1

Mozilla ka paraqitur versionin e parë alfa të softuerit për e-mail Thunderbird 3.1 i cili paraqet një përditësim të dukshëm të klientit të e-mailave i cili është paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar.Thunderbird 3.1 Alpha 1 është i bazuar në Gecko 1.9.2 layout engine, versioni 3.0 shfrytëzon Geckon 1.9.1.5 sikur edhe shfletuesi Firefox 3.6 dhe përfshin këto karakteristika: disa përmirësime që kanë të bëjnë me protokollin IMAP, disa përmirësime për dosjet Smart, filtra për porosi si dhe shumë gjëra tjera të ngjashme.
Në të njëjtën kohë, janë bërë edhe një varg avancimesh të dizajnit dhe ndryshimet tjera që kanë të bëjnë me pamjen.
Menaxheri i shkarkimeve tani paraqitet si tast në meny, derisa janë të pranishme edhe përmirësimet që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe memorien e këtij klienti të e-mailave.

Jepni mendimin tuaj