Shopping? Jo, faleminderit! Dyqanet Ne Tirane Drejt Falimentimit

Shopping? Jo, faleminderit! Dyqanet Ne Tirane Drejt Falimentimit,Shitesit Nuk Ulin Cmimet,Njerezit Nuk Blejn,Apo Ska Lek?

Kane filluar prej javesh uljet sezonale ne bote. E famshmja Black Friday ne New York, qe ashtu sikurse cdo vit, mbledh shume e shume njerez, qe presin ne radhe te gjata oren e hapjes se dyqaneve, apo shitje te tjera te cituara edhe ne serialin “Friends”, apo Boxing Day ne Londer.

Nderkohe ne websitet italiane prej kohesh kane dale te dhenat, qe njoftojne bleresit per datat e sakta te fillimit dhe mbarimit te uljeve ne qytetete te ndryshme, perfshi ketu edhe ato “online”.

Por cfare po ndodh ne Tirane? Ne keto dite uljesh, dyqanet jane kryesisht bosh. Ne disa prej tyre ulje nuk ka, nderkohe qe ne te tjera, shpesh shifrat e ekspozuara ne vitrina, nuk perkojne me ato realet.

“Nuk ka pasur ulje fare”, shprehet nje vajze.

“Po nuk ka asnje ulje, leke nuk ka papunesi e madhe, gjithcka eshte shume shtrenjte. Nuk kam blere asnje gje”, shprehet nje tjeter zonje.

Por edhe ne rastet kur uljet jane reale, njerezit gjithsesi nuk blejne. Kete e thone vete shitesit e pyetur ne disa prej pikave kryesore te shitjes, si rruga “Myslym Shyri”, ajo e “Durresit”, apo tek “ish Blloku”.

Ata shtojne se gjate gjithe 2009-es njerezit kane blere shume pak, cka ka ulur ne minimum fitimet. Per kete arsye, sipas tyre ata jane te detyruar te bejne ulje fare te vogla, apo asnje te tille.

Vazhdimi Artikullit

Jepni mendimin tuaj