Modelja që tregoi të brendshmet e zeza

image

Emri: Alma Ajazi
Datëlindja: 6 maj 1984
Gjatësia: 1.73cm
Pesha: 52 kg
Flokët: Të Zeza
Sytë: Jeshil/Blu

image

Një palë të brendshme të zeza, mund ta shqyejnë fantazinë e lodhur të një politikani. Por që ai ta mbledhë mendjen shpejt, duhet të jetë mendjehapur, pasi modelja shqiptare, që jeton në Shtetin
e Michiganit, ka vendosur të mos u tregojë më të brendshmet transparente, por ndoshta mund të zhvishet fare nga komplekset, kur bëhet fjalë për t’i hyrë politikës.Ishte 16 vjeç kur në skenën e improvizuar të Butrintit, fitoi vendin e dytë në Miss Shqipëria. Më pas të pozonte për agjenci, dhe
të zhvishej para objektivit, iu kthye në pasion të madh. Tani është 24 vjeç, dhe ka vendosur të hyjë në tjetër rrugë, atë të diplomacisë. Por ajo s’mund të lërë pas dore modën, dhe eksperiencat e saj
në: “Fashion show” për John Rixhmond X,British Designer, Aveda Fashion Show, Prodigy Fashion Show, modele për revistën DL në Michigan, si dhe për Detroit Pistons. Por a do të vazhdojë të pozojë ende me të brendshme? Ajo e jep vetë përgjigjen. “Eh, kam dashuri për fotografinë, por
tani jam në një kapitull tjetër të jetës time…”

image

LARGIMI NGA SHQIPËRIA
Në Tiranë përfundoi vetëm katër klasë. Që nga viti 1995 jeton me familjen në Michigan, dhe sapo është diplomuar në degën Shkenca Politike, në Oakland University. Por ka vendosur që me diplomën që e mori në datë 3 maj, të ndryshojë jetën. “Ishte një ndjesi tepër prekese dhe emocionuese për mua, pasi është kjo diplomë që do më bëjë të përballem me të ardhmen, duke më krijuar mundësitë për t’i hyrë fushës së politikës”. Eshte në koherencë të lajmeve ALMAAJAZI në fushën e të drejtave të njeriut, pasi është anëtare e Amnesty International dhe e sheh me lupë, gjithçka që ndodh në jetën politike këtu.

image

PLANI PËR DIPLOMATE NË AMBASADAT E SHBA-SË Modele apo politikane? E si mund të qëndrojnë këto dy profesione bashkë?! Arti dhe politika lidhen te dyja, sepse jane “arte me vete”, por planet konkrete tani i kam në politikë”, thotë ajo. Kam pikesynime, por tani për tani jam duke mësuar për provimin në Korrik nga Departamenti i Shtetit Amerikan, “Foreign Service Test”. Nëse fitoj do më japë mundësinë të filloj punë nëpër ambasadat amerikane në fushën e diplomacisë. Gjithashtu shpresoj të kontriboj në fushën e politikës në Shqipëri”. Ajo beson se femra është e aftë të udhëheqë, pasi mendon e arsyeton më mirë dhe ka natyrë më të qetë. Ndërsa  meshkujt?! “Eh ata, kanë tendencën të jenë më agresivë në këtë fushë”.

 Material nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj