Elvana Gjata me e preferuara per kosovaret

Elvana Gjata-vetes-nushu ime-kosove-shqip-mames

“Vetes”, sepse me fustanin e bardhë sipër trupit të nxirë, sensulaiteti nuk mund të fshihet, në klipin
e saj të ri. Është fjala për Elvana Gjatën, që duket se ka marrë superxhiro në Kosovë, ku fansat e presin
dhe duan si të çmendur. Tani Kosova është e saj, pohojnë këngëtarët kosovarë për Elvanën, eshe vetë
shumë e ndërgjeshme, për suksesin që po shijon pikërisht atje. Madje para

dy javësh ajo e publikoi në Kosovë, klipin “hot”, ku nuk ishte fare e nevojshme prania e një imazhi mashkulli, për të plotësuar figurën e saj. Sepse kosovarët lënë kokën dhe e duan krejt të vetme. Mezi presin që ajo të dalë nëpër koncerte,dhe të bëjë namin si vajzë provokuese dhe tërheqëse. Klipi është xhiruar në disa prej vendeve me ekzotike në Shqipëri, dhe më shumë sesa një klip me aksion, janë momente reflektimi dhe meditimi të këngëtares. Sigurisht e vetëkënaqur, e mikluar dhe vetëndier… Paç fat Elvana!

Nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj