Rovena Stefa: “Burre te martuar dashurova”

Rovena Stefa-burre-te-martuar-dashurova"

Mos u konfuzoni, nuk i ka ndodhur me të vërtetë por ky është titulli i një kënge me të cilën është prezantuar këngëtarja e mirënjohur Rovena Stefa kohët e fundit.

Dhe menjëherëbëhemi kuriozë për vargjet:

Një grua më mallkoi/Burrin
e vet kërkoi/Në atë çast
kuptova/Burrë të martuar
dashurova.

Kur e mori në dorë këtë tekst të shkruar nga Avni Qahili, Rovena u  prek shumë dhe ishte në dilemë nëse do të mund ta këndonte apo jo. Mirëpo më pas vendosi pasi kështu do të ishte më mirë. Por kjo është një nga këngët me të cilat Rovena do të vijë kësaj vere para adhuruesve të saj.

Vetëm gjatë verës ajo do të realizojë shtatë klipe. Janë 4 këngë të muzikës popullore dhe tre të muzikës turbo folk. Gjithashtu Rovena është e angazhuar edhe tek “Maratona e këngës popullore” ku këndon këngën “Brez argjend”. Mesa duket nga kjo këngë Rovena është frymëzuar aq shumë saqë kohët e fundit po paraqitet gjithnjë e më shumë e veshur me rroba ku mbizotëron ngjyra argjend. Brenda javës do të dalë në treg edhe albumi i ri i këngëtares me titull “Lum e lum”. Albumi do të jetë kryesisht me këngë popullore. Angazhimet e tjera të këngëtares janë kryesisht
koncertet, ndërkohë kanë mundur të menaxhojnë sivjet diskon verore në plazhin e Durrësit siç bëri vjet së
bashku me të motrën Elisën. Rovena gjithashtu spikat edhe si një këngëtare që ka ditur me shumë inteligjencë ta kthejë në biznes të mirëfilltë angazhimin e saj si këngëtare. Kjo mbase është një nga arsyet që ajo po nxjerr me radhë albume dhe po angazhohet më shumë koncerte dihen që janë shumë fitimprurëse, ndërkohë që thuhet se në përgjithësi shitjet e albumeve kanë rënë disi në krahasim me pak vite më parë, ku çdo album  pavarësisht cilësisë, e kishte të garantuar shitjen.

nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj