Vesa Luma bashkepunon me Gnarls Barkley

Vesa Luma bashkepunon me Gnarls Barkley

Lajmi më i fundit që na vjen prej këngëtares Vesa Luma është se së shpejti ajo do të realizojë një këngë mjaft të kushtueshme në New York . Kënga do të egjistrohet atje dhe realizimi do të bëhet prej të famshmëve Gnarls Barkley.

Për të gjithë ata që mund të mos i kujtohet ky emër, Gnarls Barkley është një bandë muzikore amerikane e krijuar midis multi instrumentalistëve. Producent është Danger Mouse (Brian Burton) dhe rapperit, vokalist Cee-Lo Green (Thomas Callaway). Hiti i tyre “Crazy”, pjesë e albumit St. Elsewhere korri një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 1,000,000 kopje të shitura. Danger Mouse ka qenë producent i një numri të konsiderueshëm artistësh hip-hopi. Gjithashtu, ka prodhuar albumin “Demon Days” të Gorillaz, i cili është vlerësuar me çmimin “Grammy”. Përveç këtyre, ka tërhequr mjaft vëmendje për prodhimin e “Albumi gri”, që kishte përzierje të këngëve të Jay-Z nga “The Black Album” dhe Beatles “White Album”. Ndërsa tani do të jetë Vesa ajo që do të bashkëpunojë me këtë bandë kaq të suksesshme. Ajo është shprehur  tek miqtë e saj me mjaft entuziazëm për këtë projekt, të cilin po e pret me  padurim. Ne nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese…!

PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj