Zbuloni “përgjuesit” e Fshehur në Faqet Web

Programi më i mirë nuk merr përsipër thjesht një funksion, ai i zgjeron horizontet tuaja. Dhe këto tre programe bëjnë pikërisht këtë. Një shtesë e Firefox ju tregon se si ju monitorojnë faqet web që po vizitoni. Një monitorues sistemi ju hap një dritare në kompjuterin tuaj. Dhe në një version të hershëm të një loje premtuese, shndërroheni në një flluskë pluskuese me fuqitë thithëse të një amebe.
Kjo është diçka që mbase nuk ju kishte shkuar ndër mend. Nga pikëpamja e çmimit, të tre aplikacionet janë një ëndërr që bëhet realitet; asnjëra prej tyre nuk kushton një cent.

Ghostery

Shtesa pa pagesë e Firefox i kontrollon faqet që vizitoni për “çimka interneti”, të afta për të gjurmuar qetësisht vizitat tuaja, dhe më pas ju lajmëron për praninë e tyre. Kur programi zbulon një gjurmues, paraqet një pop-up i vogël me emrin e asaj që ka gjetur. Nëse jeni vërtet i interesuar të dini se si ju gjurmojnë sitet në internet, do ta pëlqeni këtë detektiv të vogël. Mund të konfiguroni se sa gjatë do shfaqet dritarja apo nëse doni të shfaqet.
Gjithashtu mund të zgjidhni të dërgoni statistika rreth përgjuesve të internetit për t’u përdorur në një GhostRank, për të cilën krijuesi i shtesës thotë se do të shërbejë si një regjistër i përgjuesve të internetit. Statistikat janë anonime, prandaj nuk përfshijnë informacion personal.Shkarko Ghostery

CS Fire Monitor

Jeni lloji i përdoruesit që i pëlqen të monitorojë çdo aspekt të operimit të sistemit? Nëse po, CS Fire Monitor është miku juaj i ri më i mirë. Ky program pa kosto mund të gjurmojë dhe të paraqesë pothuajse çdo gjë që kompjuteri juaj kryen, nga konsumimi i brezit te përdorimi i CPUsë, përdorimi i RAMit dhe shumë funksione të tjera.
Programi gërmon thellë në sistemin tuaj dhe jep një sasi të jashtëzakonshme informacioni të detajuar rreth harduerit dhe softuerit. Për më tepër, për të monitoruar variablat e sistemit, programi krijon raporte rreth harduerit tuaj dhe përdorimit të brezit.
Nëse jeni i prirë për këto gjëra, do ta dashuroni CS Fire Monitor- programi është i përsosur për të komunikuar me të pasionuarin që ndodhet brenda jush si dhe me PC-në tuaj. Shkarko CS Fire Monitor

Osmos

Pjesa më e madhe e lojërave të llojit “arkade” ju përfshijnë me aksion të shpejtë dhe kërkojnë të keni reflekse ultra të shpejta dhe të përshtateni me një tufë konstante imazhesh që ndryshojnë shpejt. Osmos zgjedh rrugën e kundërt: vlerëson durimin, finesën dhe saktësinë dhe e bën këtë në një mënyrë mahnitëse, argëtuese dhe tërheqëse.
Në Osmos luani njëfarë,.. gjëje … flluskore. Ndoshta jeni një top plazme, nuk e di. Lëvizni poshtë e përpjetë duke nxjerrë lëndë nga vetvetja. Ndërkohë që lëvizni, zvogëloheni. Qëllimi është të absorboni çdo njësi që është më e vogël se ju.

E kuptoni sfidën? Nëse zvogëloheni kur lëvizni, mund të përfundoni më të vegjël se objektivi juaj kur e arrini. Nivelet e hershme përmbajnë blobe “repulsive”, të cilat do t’ju largojnë nëse lëvizni shumë ngadalë; për t’u afruar me to dhe për t’i ngrënë, do t’ju duhet të digjni shumë karburant. Osmos është një lojë origjinale dhe zbavitëse. Megjithëse është në një fazë disi të hershme zhvillimi, ka një potencial premtues. Shkarko Osmos

Jepni mendimin tuaj