Honda CR-Z gati për Gjenevë

Prodhuesi Honda shpreson se automjeti i tij i ri hibrid sportiv do t’ia ndryshoj fytyrën vozitjes së “gjelbër”. Bëhet fjalë për modelin CR-Z, i cili premierën e vet do ta ketë në panairin e automjeteve të Gjenevës në muajin mars, derisa në shitje në Britani të Madhe do të del gjatë kësaj vere.

Honda CR-Z është automjet unik, i cili paraqet një kombinim të motorizimit hibrid benzinë-elektrik të pastër dhe efikas me marsh mekanik prej gjashtë shpejtësish dhe karroceri elegante kupe 2+2.

Pamja e jashtme e modelit CR-Z është krijuar në bazë të konceptit të titulluar “one motion wedge” me pjesën e përparme të ulët dhe qëndrim të gjerë që këtë automjet e bëjnë të duket me vetëbesim dhe atletik.

Marshi mekanik është në kombinim me motorin katër-cilindërsh me 1.5 litra, i cili është tërësisht i ri në tregun e Bashkimit Evropian dhe ai paraqet komponentin kryesor të karakterit unik të modelit CR-Z.

Për t’u përmirësuar natyra e motorit të kapacitetit të mesëm, atij i janë shtuar edhe 78 Nm moment rrotullimi të elektromotorit me 14 kuaj fuqi. Motori 1.5 litërsh i kombinuar me fuqinë dhe momentin e rrotullimit të sistemit paralel IMA, jep fuqi të përgjithshme prej 124 KF dhe ka moment rrotullimi prej 174 Nm

Jepni mendimin tuaj