Eagle mobile mesazhet me zë, “ZMS”


Eagle Mobile hedh në tregun shqiptar të telekomunikacionit shërbimin më të ri ZMS (Mesazhet Zanore). Tashmë të gjithë abonentët Eagle mund të dërgojnë mesazhe me zë dhe me anë të këtij shërbimi mund të komunikojnë më shpejt, më lehtë dhe njëkohësisht të transmetojnë më shumë emocion sesa mesazhet e shkruara. Tashmë kjo është një mënyrë e re dhe zbavitëse që i jep mundësi mendimeve tuaja të flasin me anë të ZMS-ve madje të shprehen me këngë.

Abonentët Eagle mund të formojnë thjeshtë * (yll) të ndjekur nga numri i telefonit të personit të cilit dëshirojnë t’i lënë një mesazh zanor, p.sh. *067XXXXXXX dhe më pas të regjistrojnë ZMS-në deri në 30 sekonda në gjuhën e dëshiruar. Personi që merr ZMS-në do të marrë edhe një SMS njoftues i cili përmban edhe numrin që mund të klikohet për të dëgjuar direkt mesazhin. Për të dëgjuar mesazhet e reja zanore abonenti mund të formojë kodin *0* kurse për mesazhet e vjetra *1*. Gjithashtu një ZMS-je të dërguar, përdoruesi mund t’i përgjigjet, ta transferojë në një numër tjetër, ta ruajë ose fshijë atë.

Çmimi për çdo ZMS të dërguar është 16.2 lekë me TVSH. Ndërsa dëgjimi i mesazheve nga marrësi janë falas. Ndërkohë që ridëgjimi i mesazheve është 8.1 Lekë me TVSH, transferimi është 16.2 Lekë me TVSH. Mesazhet ruhen në memorien elektronike për një muaj, edhe nëse përdoruesi nuk e ruan atë.

Përdorimi i mesazheve zanore nga abonentëve të telefonisë celulare sa vjen e shtohet në botë, pasi kjo metodë po thyen kufizimet e mesazheve të shkruara SMS. ZMS ofron për përdoruesit e celularit më shumë afërsi dhe ngrohtësi në mesazhin që përcillet. Ky shërbim i vjen në ndihmë të gjithë abonentëve Eagle që preferojnë më shumë t’i shprehin mesazhet e tyre me zë sesa t’i shkruajnë, gjithashtu ofron mundësinë e dërgimit të ZMS në mënyrë të thjeshtë dhe me çmim të lirë, nxit reagimin e abonentëve si dhe rrit ndërgjegjësimin e tyre për një mënyrë të re dhe mjaft shprehëse të dërgimit të mesazheve. Për mesazhet ZMS nuk nevojitet të shkruash në tastierën e celularit, dhe është më e shpejtë dhe praktike.

Jepni mendimin tuaj