Forma të reja dhune në Haiti pas katastrofës së tërmetit

Forma të reja dhune, midis së cilave përdhunimet, u shfaqën në Haiti pas tërmetit të fuqishëm, që ka shkaktuar vdekjen e të paktëve 170 000 njerëzish, denoncoi drejtori i policisë së Haitit.

”Për shkak të black-aout që mbizotëroi në Haiti, persona të bandavetë ndryshme u ndihmuan që të ushtrojnë ngacmime seksuale dhe të përdhunojnë gra dhe vajza të reja që kanë gjetur strehim në çadra sepse shtëpitë e tyre u sheshuan nga tërmeti” theksoi drejtori i policisë së Haitit, Mario Adresol.

”Nuk ka fakte zyrtare për akuzat e bandave por organizata të tjera ne ndihmë të grave në Porto Prens kanë numëruar shumë raste përdhunimi dhe forma të reja keqbërëse”.

”Kemi numëruar se ekzistojnë të paktën 7000 keqbërës dhe kriminela nëpër rrugë, shumë prej të cilëve janë të arratisur nga burgjet qëndrore dhe të tjera të vendit. Do të nevojiten të paktën 5 vite që të arrestohen. Tani qarkullojnë lirshëm dhe përbëjnë burim shumë problemesh”, theksoi zoti Adresol.

Duke përfunduar tha se për shkak të tërmetit humbën 70 policë dhe më shumë se 500 të tjerë nuk janë gjetur akoma dhe të paktën 400 janë të plagosur rëndë.

Copyright © Lirenti.com

Jepni mendimin tuaj