G-Power nga BMW X5 Bën “Raketë”!

G-Power ndoshta nuk është i njohur për përpunimin e automjeteve të BMW-së sa janë të njohur Alpine, apo AC schnitzer, mirëpo ky dekorues automjetesh ka dalë në sipërfaqe sepse ka bërë një çmenduri totale.

Dekoruesi gjerman i automjeteve G-Power deri më tani mund të lavdërohet për projektin e vet M5 Hurricane RS me të cilin me BMW-në e përpunuar M5 me 750 kuaj fuqi e ka marrë titullin e automjetit më të shpejt nga Brabus CLS Rocket.
Kësaj radhe në G-Power i janë kapur përpunimit të SUV-it X5 të BMW-së e rezultatet janë “të çmendura”. Veçse e kanë bërë jashtëzakonisht sportiv, në G-Power këtij SUV-i të BMW-së ia kanë montuar edhe rrotat prej 23 inçësh, dhe tërë karrocerinë e tij e kanë mbuluar me plastikë aerodinamike.

Në dekorim është përfshirë edhe motori 4.8 litërsh V8 të cilit i është modifikuar ECU-ja, është shtuar kompresori SK III RS për të arritur fuqinë e përgjithshme prej 635 kuaj fuqi. Arritja e shpejtësisë prej 100 kilometrash në orë zgjat vetëm 4.5 sekonda, derisa ajo maksimale është më e madhe se 300 kilometra në orë.
Pas përpunimit, në G-Power e kanë emëruar këtë automjet – Typhoon ‘Black Pearl’. E çmimi – 295.000 euro.

Jepni mendimin tuaj