Sali Berisha largohet si drejtues i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri Berisha pranoi sot humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit.

Duke folur përpara përkrahësve demokratë në selinë e partisë së tij, zoti Berisha mori përsipër përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje dhe tha se do të largohej nga drejtimi i Partisë Demokratike të cilën ai e ka udhëhequr që nga themelimi i saj.

Kryeministri Berisha uroi kundërshtarin e tij Edi Rama për fitoren dhe shtoi se këtej e tutje ai do të jetë një anëtar i thjeshtë dhe deputet i Partisë Demokratike.

Jepni mendimin tuaj