Olsi me Lusin jane perseri bashke

olsi-big brother-najada-lusin-seks

Paparacet zbulon çiftin tek “Austria”. Ata deklaruan publikisht ndarjen pak muaj më pare.

 

olsi-big brother-najada-lusin 

Janë përsëri bashkë dhe kjo tashmë është e padiskutueshme. Olsi me Lusin janë afruar sërish me njëri-tjetrin duke hedhur mënjanë mëritë e vjetra. E nëse dikush mund të dyshojë në këtë që po themi, fotot flasin vetë. Vetëm një javë më parë, tek kompleksi “Austria” ku Olsi është menaxher, në një nga darkat ku klientët blidhen për të pirë një gotë në atë ambient luksoz, duket se përveç punës ai është marrë edhe me disa gjëra të tjera. Sipas gazetares sonë, e cila ishte atë natë tek “Austria”, Olsi pasi bëri një shëtitje nëpër tavolina për t’u siguruar që klientët ishin të kënaqur dhe që nuk u mungonte asgjë, u ul në një nga kolltuqet e lokalit, diku në një cep. Pas disa çastesh aty erdhi e u ul edhe Lusi. Gjatë gjithë natës, ata që deri dje mendonim se ishin “ish”, nuk silleshin aspak si të tillë. Gjatë gjithë kohës bisedonin me njëri-tjetrin, por shumë pranë, aq sa nuk po kuptohej nëse ky ishte thjesht një pretekst se biseda nuk dëgjohej nga muzika e lartë, apo një e puthur që konfirmonte rikthimin e çiftit. Në fakt të gjithë do kishin vënë bast se Lusi, e cila e la publikisht Olsin, nuk do të donte as ta shihte më me sy. Por ja që faktet flasin ndryshe.

Ndërkohë, miqtë e Olsit tregojnë se ky i fundit vazhdon i qetë bashkëjetesën me Najadën, vajzën brune simpatike, të cilën e njohu gjatë programit “Big Brother”. Thuhet se Najada nuk shihet asnjëherë pranë Olsit në mbrëmjet tek “Austria”. Mbase ajo mendon se i dashuri i saj është në momente pune dhe nuk ka pse ta shqetësojë, ndërkohë që ajo shpesh darkat i kalon në shtëpi duke pikturuar. Tani që do të shohë këto foto me siguri, që mund t’i lindë ideja që në një nga këto darka të shkojë tek “Austria” dhe t’i bëjë një vizitë surprizë të dashurit të saj. Kushedi se çfarë tjetër mund të zbulojë. Pasi Olsi dihet që është tip i paparashikueshëm. Nuk ka faj në fakt, femrat e pëlqejnë aq shumë! Herën e kaluar ne folëm për aventurat e Olsit jo vetëm me Lusin me të cilën ka kaluar tre vite dashuri, madje dhe ka bashkëjetuar, por edhe me femra të tjera. Dhe kjo dëshirë e tij për të qenë gjithnjë pranë femrave, ka gjetur terrenin e favorshëm për t’u bërë realitet, pasi e dashura aktuale nuk i bëhet fare pengesë. Thuhet se Najada nuk është xheloze dhe sillet me shumë qetësi me të, në ndryshim nga shumë femra të tjera të cilat në pozicionin e Najadës do kishin bërë një sherr të paparë. Natyrshëm lind pyetja, a është një lidhje dashurie dhe e qëndrueshme kjo mes Olsit dhe Najadës apo thjesht rrinë bashkë sepse edhe publiku dëshiron që t’i shohë kështu? Një pyetje që përgjigjen do ta marrë me siguri shumë shpejt.

Jepni mendimin tuaj