Banorët e “Big Brother” shfaqin hapur xhelozinë për fituesin, Arbrin

big-brother-albania-fituesi-seksi-spektalel-shqip

Në një party që Arbri organizoi për fitoren, shumë banorë munguan

big-brother-albania-fituesi-seksi-spektalel-shqip

Nuk e fshehën dot xhelozinë e tyre, madje as nuk bënë sikur. Në një festë miqësore që fituesi i “Big Brother Albania”,organizoi për miqtë e tij në Bar Mumja të shtunën e kaluar, nga gjithë banorët e tjerë ishin vetëm Astriti, Jonida, Dorina dhe Leonardi. Nuk ishin Olsi me Najadën, Poli me Inën, Juna, Romina, Visi, Ilda, Mardjola, etj. Arbri i ftoi të gjithë, pavarësisht preferencave dhe miqësive që u krijuan brenda shtëpisë së famshme, por ata nuk shkuan.

big-brother-albania-fituesi-seksi-spektalel-shqip 

FESTA, SURPRIZË NGA GERT BOGDANI

Gjithçka ishte ideuar dhe përgatitur nga Gert Bogdani, i fejuari i motrës së Arbrit, dy mbështetësit më të mirë. Për ta kënaqur, Arbrin, një djalë vërtet inteligjent dhe shumë i kulturur ata kishin përgatitur gjithçka duhej. Një koktejl ekzotik, i menduar për të freskuar apo qetësuar inatet e banorëve, dhe për të qenë në fund të fundit, takimi i parë mes miqsh të vërtetë.

ARBRI: “MADALENA E MËRZITUR, IU DUKËN SHUMË TRE MUAJ”

Por nuk ishte as Madalena. Në fakt Arbri, atë ditë ishte kthyer nga Bari, ku kishte takuar dhe Madalenën. “E gjeta të mërzitur, por mendoj se gjërat do të rregullohen”, tha ai. “Besoj se tre muaj ishin shumë dhe të papërballueshëm për ne banorët aty brenda. Të njëjtën gjë kanë përjetuar dhe miqtë, apo të dashurit që kanë vëzhguar nga ekrani, çdo moment të jetës sonë aty brenda”. Ndoshta Madalena nuk e ka suportuar dot këtë, justifikon Arbri. Mirë. Po tani si do shkojnë punët? “Besoj mirë, thotë ai, “situata mes ne të dyve patjetër do qetësohet”.

Material nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj