PS do të hyjë në Kuvend përpara datës 4 mars

Burime nga stafi i afërt i liderit të Partisë Socialiste Edi Rama konfirmojnë se ashtu sikurse ka deklaruar dhe vetë Rama, mandatet e deputetëve të PS–së nuk do të digjen.

Burime nga stafi i afërt i liderit të Partisë Socialiste Edi Rama konfirmojnë se ashtu sikurse ka deklaruar dhe vetë Rama, mandatet e deputetëve të PS–së nuk do të digjen.

Sipas këtyre burimeve deputetët e Partisë Socialistë do të hynë në Parlament përpara datës 4 mars pavarësisht nga fati i tryezës së iniciuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe pavarësisht nëse kutite do të hapen ose jo.

Të njejtat burime i bënë të ditur Klan se ajo çka mbetur për t’u vendosur, është fakti nëse deputetët do të dalin prapë nga Parlamenti apo do të qendrojnë deri në fund duke konsumuar mandatin.

Deri më tani, sipas të njejtave burime, shumica e deputetëve janë shprehur se nëse hyhet në parlament nuk ka më kuptim braktisja e parlamentit.

Jepni mendimin tuaj