Si te ndryshojme Imazhin e Hyrjes ne Windows 7

Windows 7, është sistemi operativë më i ri nga Microsoft, dhe shumë nga ju mund të jetë lodhur duke parë të njëjtin imazh në faqen e hyrjes të identifikimit në kompjuter. Kuptoj mund të keni ndryshuar sfondin, ngjyrat e dritareve, ikonat, por tek imazhi i hyrjes akoma nuk ju ka shkuar mendja. Te paktën deri tani, për të patur një sistem 100% të personalizuar ketë modifikim nuk do e lija të më shpëtonte.

Thoosje Windows 7 Logon Editorështë programi që do të na ndihmojë të ndryshojmë imazhin e hyrjes së Windows 7 duke e zëvendësuar me një imazh tonin në disa hapa te shkurtër qe do jua shpjegoj më poshtë.

Hapni shfletuesin tuaj të preferuar dhe shkarkoni Thoosje’s Windows 7 Logon Editor. Skedari quhet (Thoosje_Windows_7_Logon_Editor_by_Thoosje.zip) dhe në brendësi do të gjeni një tjeter skedar me emrin Thoosje Logon Editor Installer.exe, që duhet ta klikoni 2 herë për të nisur instalimin. Gjate instalimit mund ta hiqni opsionin përInstall Free Thoosje Toolbar, nuk jua rekomandoj gjithsesi është në dorën tuaj.

Për të ndryshuar Imazhin e hyrjes në Windows 7, nuk duhet të beni gjë tejter veçse të klikoni mbi opsionin Browse, që gjëndet në pjesën e poshtme të dritares së programit Thoosje Windows 7 Logon Editor, dhe të zgjedhim imazhin tonë që duam të përdorim në vend te atij ekzistuesi (madhësia e fotos nuk duhet te kaloj 250 KB) dhe me pas klikoni mbi Change Background (gjendet ne qender te dritares), pastaj kliko mbi Ok dhe rinis PC per qe te aplikohet sfondi i ri që vendoset.

Nqs nderoni mendje dhe dëshironi të ktheheni përseri ne sfondin blu qe kishte në fillim, shkoni tek Thoosje’s Windows 7 Logon Editor, dhe klikoni mbi opsionin Restore Default dhe klikoni mbi OK, për te aplikuar ndyshimet nevojitet rinisja e kompjuterit. E thjesht apo jo? Për ekspertet ju ftoj të ndryshoni imazhin e hyrjes direkt nga kartelat e Windows: %windir%system32oobeinfobackgrounds.Vizitoni Hapesirën e Forumit për tema dhe diskutime të tjera dhe tek Pyetni Ekspertët per problemet me kompjuterin tuaj. Mos harroni gjithashtu ta dërgoni kete postin me faqen tuaj te Facebookkështu mund ta ndani me miqtë tuaj.

Jepni mendimin tuaj