Shfaqen fotografitë e para të Mini Countryman

Familja e Mini është rritur edhe për një anëtar. Anëtari më i ri është SUV-i kompakt Countryman, i njohur edhe si Mini Crossover, fotografitë e të cilit kanë vërshuar internetin.
Gjëja e parë që mund të vërehet me të shikuar në automjetin e ri Mini është sa ai në fakt dallohet nga modeli koncept në të cilin është bazuar. Dorën në zemër, më shumë ngjan me modelin koncept Beachcomber i cili ka debutuar në panairin e automjeteve në Detroit, sesa në konceptin bazë.

Edhe pse detajet teknike priten të dalin ndërkohë, gjykuar sipas shenjës All4 në dyert e tij, automjeti në fotografi është modeli i parë Mini me motorizim në të katër boshtet.

Jepni mendimin tuaj