Sqarohet “periudha e heshtur” e Diellit

Shkencëtarët që studiojnë Diellin mund të kenë zbuluar përse ky planet në kohët e fundit ka kaluar një eksperiencë të gjatë dhe të dobët të aktivitetit të tij.

Procesi në fjalë, i quajtur “minimumi diellor”, u regjistrua në fillim të dhjetorit të vitit 2008.

Natyra e tij e zgjatur u shtri përgjatë gjithë ciklit diellor, për 12 vjet e gjysmë, duke shënuar periudhën më të gjatë në 200 vitet e fundit.

Gjatë minimumit diellor, Dielli ka qenë më pak aktiv duke prodhuar më pak njolla diellore dhe flakërim.

Studimi i fundit sugjeron se periudha e aktivitetit të dobët, e cila zgjati më shumë nga sa parashikohej, mund të ketë qenë e lidhur me ndryshimet që kanë fuqizuar copëzat e plazmës që qarkullojnë përreth Diellit.

Jepni mendimin tuaj