5 vjet Zone e lire – Arjan Cani ne nje nate deliri

arjan-cani-zone-e-lire-shqip

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend gjatë. Plot 27 të ftuar, personazhe të rëndësishëm nga fusha të ndryshme por dhe miq të programit “Zonë e lirë”. Blushi, Gjebrea, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Mimoza Ahmeti, Fidel Ylli, Henri Çili, Poni, Adrian Gaxha, Stine, Çiljeta me Ingrid Gjonin, Erion Veliaj i G 99, Kastro Zizo, Sinan Hoxha dhe të ftuarit nuk kishin fund mbrëmë… Dhe ashtu si vjet, që mbrëmja të jetë e veçantë dhe speciale, një studio e improvizuar në natyrë, pikërisht në Ibë, Çani e pagëzoi mbrëmë me emrin “Ibe City”, në Teatrin veror Kame, të regjisorit të njohur Gëzim Kame. Dhe rezultatin e patë vetë. Një spektakël i jashtëzakonshëm, i garantuar nga të ftuarit, por edhe nga mjeshtëria e drejtuesit të tij, Arian Çani. Nata Gala e cila zgjati më shumë se 5 orë, solli para shikuesve, personazhet e njohur, të parë në një këndvështrim që Çani e ka krejtësisht të veçantë nga çdo moderator tjetër.

image

Asnjë klishe, asnjë frazë boshe dhe standarde, biseda të lirshme dhe batuta pa fund pasi vetëm kështu mund të arrish të bëhesh interesant para publikut të stërlodhur nga skemat standarde. Por siç ndodh gjithmonë edhe në jetën e përditshme, kur je në një ambient të këndshëm, mes miqsh me të cilët ta ka enda të bisedosh dhe një muzike ritmike, edhe pak pije do t’i jepte më shumë lezet ndenjes.Nuk diskutohet që flamurtari në këtë rast është Kastro Zizo, por nuk mbeten pas as Ingridi, Çiljeta, Zajmina etj. E si mund t’i rezistosh koktejleve “Sex on the Beach”, Mohito apo wiskive të servirura nën një qiell të hapur? Dhe pikërisht atëherë emocionet që të krijojnë kamerat bëhen inekzistente dhe gjithçka ndodh aty mund të përkufizohet në dy fjalë: delir dhe ekstazë televizive. Lezetin mbrëmjes ia shtuan edhe më shumë 130 studentët e UET, të cilët i solli aty vetë drejtuesi i këtij universiteti si dhe miku i programit të Çanit, Henri Çili. Edhe pse të ftuarit ishin të shumtë dhe mjaft të këndshëm, Ariani tregon se u mërzit pak që Big Mama nuk pat mundësi të vijë për një arsye banale, siç ishte ajo e mungesës së pasaportës.

image

Po kështu edhe filozofi i njohur Artan Fuga nuk u bë dot pjesë e programit për disa arsye të tij personale. Por mos kujtoni se “kurthit të ëmbël” të asaj atmosfere deliri i shpëtoi Çani, ai që kishte organizuar gjithçka, pasi edhe ai u bë pre e alkoolit dhe sipas informacioneve tona, erdhi goxha në qejf aty nga fundi i delirit. Po edicioni tjetër? Do startojë më 19 shtator, por siç e dini Ariani është i pa-parashikueshëm. Pra, dimë që do të ketë përsëri “Zonë të lirë”, por nuk e dimë ende se në cilin ekran kësaj here.

Artikull nga PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj