Këshillat për të mbrojtur sytë në plazh

Sy të skuqur, irritim i tyre për shkak të rërës dhe infeksioneve. Këto janë rreziqet që hasin plazhistët gjatë sezonit të verës.

Ndaj të gjithë duhet të kenë kujdes për të mbrojtur sytë duke ndjekur disa këshilla:

1) Mbroni sytë me syze me filtra, sidomos kur ekspozoheni në diell dhe kur shihni ndricim të fortë.

2) Mos mbani lente kontakti, ndërsa laheni në det apo bëni banjo dielli.

3) Nëse rëra iu hyn në sy, bëni shplarje me ujë të bollshëm pa i fërkuar sytë.

4) Mos i hiqni syzet me numër nëse vuani nga irritacione okulare.

5) Aplikoni me kujdes kremin mbrojtes perreth syve. Nese ju djegin sytë shplajeni me ujë të bollshëm.

6) Pini shumë ujë sepse është e sigurtë që ju bën mirë edhe për sytë.

7) Ndiqni një dietë me vitamina omega-3 për të mbrojtur zonën qendrore të retinës.

8) Mos prekni sytë pa i larë duart mirë.

9) Evitoni ekspozimin në diell nëse keni irritime në sy.

10) Nëse merrni ilace konsultohuni fillimisht me mjekun në rast se mund të dilni në plazh.

Jepni mendimin tuaj