Softuerët për telefonat me Symbian pa pagesë

[URL=”http://images.lirenti.com/out.php/i13129_f.0205150447664m.jpg”]
[/URL]Fondacioni Symbian ka njoftuar se softueri i cili përdoret për shumicën e telefonave të mençur që tani e tutje është bërë pa pagesë për të gjithë shfrytëzuesit e saj.Fondacioni është themeluar në vitin 2008 kur kompania Nokia, si prodhuesi më i madh në botë i këtij lloji të softuerëve, kishte blerë konsorciumin të cilin e ka programuar për nevoja të veta. Nokia ditë më parë ka vendosur që të nis me shpërndarjen pa pagesë të këtij softueri.
Drejtoria e kompanisë e arsyeton këtë veprim me nevojën që Symbian të bëhet i popullarizuar edhe në mesin e prodhuesve tjerë të telefonave, që deri tash nuk ka qenë rast i njohur në botën e teknologjisë.
Lee Williams, drejtor ekzekutiv i Fondacionit i cili ka qendrën e vet në Londër, ka deklaruar se tani është kompletuar konversioni më i madh i softuerit të mbyllur në atë që zakonisht quhet “kod i hapur” apo softuer pa pagesë i cili është në dispozicion të çdokujt.

Megjithatë, softueri i përshtatur për karakteristikat e veçanta telefonike mbetet të paraqitet, ka njoftuar Nokia duke mos precizuar se për çfarë bëhet fjalë saktësisht. Softueri Symbian aktualisht përdoret në mbi 330 milionë telefona në mbarë botën, thekson Fondacioni. Ai tani është duke u përballë me konkurrencë të fortë në fushën e telefonave të mençur, dhe lufton me sistemet si ai i Apple iPhone dhe Google Android. Sa për ilustrim, Android është pa pagesë për të gji hë ata që duan ta përdorin.
Analistët thonë se Symbian, i cili pas vetes ka 10 vite zhvillim, ka filluar të del jashtë modës dhe ka mbetur prapa për zgjidhjet në telefonat bashkëkohorë, si për shembull ekranet e ndjeshme në prekje. Mu për shkak të kësaj ngecje, tregu në Amerikë asnjëherë nuk e ka pranuar në masë.

Jepni mendimin tuaj