Ermal Fejzullahu drejt Londrës në një maratonë koncertesh

Ermal Fejzullahu

Një maratonë koncertesh e ka pritur Ermalin që pas martesës së tij dy muaj më parë. Me sa duket këngëtari kosovar ka vendosur që të zëvendësojë kohën dhe shpenzimet e bëra si pasojë e dasmës të cilën e bëri në tetor të këtij viti duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij për Arianën me një impenjim kaq serioz sië është martesa. Koncerti i radhës duket se do të jetë në Londër ku pikërisht në datën 21 dhejtor Ermali do të jetë pranë fansave me repertorin e tij. Kur përmendëm fjalen maratonë u nisëm nga fakti që jo më larg se 6 dhjetori Ermali ka dhënë një koncert në Gjermani. Diaspora është kthyer tashmë në “minierën e artë” të këngëtarëve të cilët kanë gjetur dashamirësinë e fansave shqiptarë dhe sigurisht edhe një pagesë më të mirë për ta.

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj