Një film shqiptar për herë të parë në Festivalin ndërkombëtar të filimit në Berlin

Filmi shqiptar “Amnestia” i regjisorit Bujar Alimani është zgjedhur zyrtarisht për t’u shfaqur premierë botërore, në seksionin “International Forum” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

“Amnestia” është filmi i parë në gjithë historinë e kinemasë shqiptare që mer pjesë në këtë festival të njohur edhe si “Berlinale”, i cilësuar si një nga tre festivalet më të rëndësishëm të Evropës dhe me audiencën më të madhe të festivaleve në botë.

Filmi i Bujar Alimanit, që nsijen e merr nga një ngjarje reale, tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë.

Regjisori shqiptar që jeton në Athinë, ka zgjedhur për të interpretuar në filmin e tij aktorët: Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou janë as/regjisorë të filmit, skenograf është Shpëtim Baça ndërsa kostumografe, Ermira Turkeshi.

Filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe do të marë pjesë në edicionin e 6-të të

“Berlinale”, që shfaqet në datat 10-20 shkurt të këtij viti.

“Amnestia” i ka filluar xhirimet në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec, duke shënuar kështu një rekord për kohën tre mujore të përgatitjes së tij.

Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, në njoftimin për shtyp, e cilëson këtë event të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare dhe për këtë arsye QKK do të organizojë një konferencë për shtyp në 11 janar, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori Alimani.

Bujar Alimani është regjisori i disa filmave me metrazh të shkurtër si: “Katoi”, “Gaz”, “Busulla”, etj.

Jepni mendimin tuaj