9 vjeçari rrugës për certifikatën e pestë nga Microsoft

I lindur me pasion për kompjuterë, 9 vjeçari Marko Calasan nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, nuk ka humbur kohë për tu bërë një profesionist i rangut të lartë me katër certifikime IT nga Microsoft
Ai është certifikuar katër herë radhazi nga Microsoft dhe tani është duke punuar për certifikatën e tij të pestë (Bëhet e ditur se Marko preferon Bing.)

Ky është një tregim që të ngroh zemrën por që gjithashtu ju bënë të ndiheni pakëz keq për vetën tuaj. Pse? Për shkak se pavarësisht se i ka vetëm nëntë vjet, Marko është më i shkolluar për kompjuter sesa shumica prej nesh që do të jetë ndonjëherë. Ja sesi i përshkruan ai kujtimet e para rreth përdorimit të një kompjuteri:
“Por kujtesa ime e parë buron nga momenti kur isha përafërsisht 3 vjeç, dhe kur isha duke bërë veprime të thjeshta siç është personalizimi i Windows, dhe pastaj instalimi i Windows, bërjen e remote desktop connections me Workstation dhe server në lokacione të largëta, e kështu me radhë.”

Për dikë që ende ka vështirësi të bëjë një veprim të tillë si vendosja e një lidhjeje remote dekstop, kjo sjellë inat. Por pavarësisht të gjithave, ky djalosh i vogël nga vendi ynë fqinjë ka fituar katër certifikata MCP, MCDST, MCSA dhe MCSE dhe ai është rrugës për të fituar certifikatën e pestë për tu bërë një Trajner i Certifikuar nga Microsoft. Kur është pyetur rreth planeve për dhjetë vitet e ardhshme, Marko është shprehur se shpreson se do të shkruaj libra me instruksione për Windows 7 për përdorues të të gjitha niveleve. Ai gjithashtu u shpreh se makina e tij e preferuar për kërkim është BING.

Kur u pyet nëse preferon Windows apo OSX, Calasan u shpreh i ngurruar duke thënë, “Për secilin, zgjidhja është e ndryshme, e unë përdor Windows për shkak se jam i kënaqur me sigurinë, stabilitetin, madhësinë, produktivitetin dhe me shumë avantazhe tjera që ofron sistemi operativ Microsoft Windows”.

Jepni mendimin tuaj