Vetes nuk ia fali, video klipi i ri i Shpat Kasapit

Me të reja muzikore së fundi është prezantuar edhe këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi. Për audiencën televizive Shpati ka realizuar këngën “Vetes nuk ia fali”. Me tekst të Bujar Idrizit dhe muzikë e orkestrim të Samir Durgutit, balada “Vetes nuk ia fali” është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit i publikuar gjatë këtij sezoni veror.

image

Video e Shpat Kasapit – Vetes nuk ja fali

Përveç këtij projekti, Shpati do të marrë pjesë në festivalet “Mikrofoni i artë” dhe atë të Radio-Televizionit Shqiptar. Lidhur me këtë të fundit, këngëtari në një intervistë për emisionin “Përrallë me tupan”, në televizionin kosovar, ka thënë se për të nuk është e rëndësishme, nëse do të arrijë të fitojë që në këtë mënyrë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurosong”, por e rëndësishme është se çfarë do të prezantojë para publikut. Po në këtë emision ai për herë të parë është paraqitur publikisht në Kosovë me të dashurën e tij, modelen nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj. Së bashku mohuan të gjitha thashethemet që shkruhen nëpër media për fejesë dhe martese të tyre, duke thënë se megjithëse janë në një lidhje të fortë, ende nuk kanë menduar se si do rrjedhin gjërat më tutje..

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj