4 gjerat qe duhet te dini mbi Kartat e Kreditit

 Karta e kreditit tashmë është një mënyrë pagese tepër komode, pasi është e sigurte, e shpejtë dhe mund të lëvizësh pa mbajtur me vete sasi të mëdha lekësh. Ja disa gjëra që duhet të keni parasysh kur perdorni karten e kreditit.

BLERJA ON LINE ME KARTE KREDITI – Karta jonë e kreditit mund të përdoret për të blerë sende në Internet. Faqe si eBay, iTunes Store, Victoria Secrets etj kanë dyqanet e tyre online ku mund të bleni çfarë ata ofrojnë. Shumë nga këto faqe pranojnë dhe kartat e kreditit “me parapagesë” (nqs banka juaj ofron një shërbim të tillë). Eshtë e mire të perdorni një kartë me parapagesë pasi mund të specifikoni një limit shpenzimi. Nqs nuk keni një të tillë sigurohuni gjithmonë që tek faqa që jeni duke blere të jete duke përdorur protokollin e sigurise “https” që trasferon të dhenat bankare në mënyrë të sigurtë.

Kështu duhet të duket adresa juaj:

KLONIMI I KARTES SE KREDITIT – Nëse karta juaj e kreditit klonohet (pra dikush bën një kopje të saj). Për ta kuptuar duhet te kontrolloni shpesh hërë lëvizjet bankare, duhet të kontaktoni banken menjehere për këtë veprim ilegal ose dhe nqs keni dyshime. Shumë banka ju kthejne leket e vjedhura mbrapa. Lexoni më shumë në kontratën me bankën. Bëni shumë kujdes dhe kur përdorni sportelet automatik të pageses në anë të rrugës. Mund te ndodhë që dikush ka vendosur ndonje chip (aparat pergjues çimka 🙂 ) për rregjistrimin e të dhenave të kartes tuaj. Sigurohuni që nuk ka asgje anomali në sportelin që po veproni dhe nuk ka persona që po ju vrojtonë.

Ja disa nga trufat:

VJEDHJA E KARTES SE KREDITIT – Kur humbisni apo ju vjedhin kartën e kreditit duhet ti telefononi menjehere bankës tuaj dhe ta bllokoni atë. Këta numra janë 24 orë aktivë dhe është mirë ti mbani me vete (jo ne portofol). Mos mbani asnjeherë kodin tuaj PIN bashkë me karten e kreditit. Mundoni ta memorizoni në mëndje ose shkruheni në një vend të sigurt. Nuk keshillohet ta rregjistroni në telefon.

LLOJET E KARTAVE TE KREDITIT – Ekzistojne 6 tipe kartash krediti. Këto informacione mund ti gjeni pranë bankës tuaj. Këto lloje kartash kane avantazhe dhe disavantazhet e tyre. Por me shumë rëndësi ka komisioni i pagesave, brenda dhe jashte vendit. Sigurohuni që komisioni për pagesat me karte nuk është shumë i lartë. Sigurohuni per komisionin e pagesave ne dyqanet jashte shtetit dhe dyqanet online.

Nëse keni pyetje të tjera mbi kartat e krediti, perdorni forumintonë ose formen e komenteve mëposhtë.

Jepni mendimin tuaj