Genta shfaqet ne kenge si humaniste

Genta shfaqet - Muzike Shqip

Genta Ismaili këtë radhë ka fituar një grant qeveritar nga Depertamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, ku institucioni i lartpërmendur është sponsorizues i këngës dhe videoklipit të radhës së këngëtares.

Genta tregon se e ka bërë këtë këngë me shumë zemër dhe shpreson, që ajo të bartë një mesah të mirë për të ngritur vetëdijen e qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Me tekst dhe muzikë të Yll Belulit ndërkohë që videoklipi është xhiruar me shumë përkujdes në qytetin e Gjilanit. Kënga mban titullin “Skllave ti kurrë s’do jesh” dhe përcjell një mesazh shumë të bukur dhe të qartë për rrethanat në të cilat ndodhemi si shoqëri. Granti qeveritar mban vlerën prej 1.800 eurosh ku në pjesën e sponzorimit ka marrë pjesë edhe “Koha Vision”. Promovimi i klipit është bërë të mërkurën mbrëma me rastin e ndarjes së certifikimit të 38 përfaqësuesve të OJQ-ve dhe vullnetarëve, të cilët kanë vijuar trajnimin për antitrafikimin. Gjithashtu, në promovimin e klipit Genta është shprehur se është shumë feministe dhe i do shumë fëmijët. Ndërkohë, ajo ndodhet në Tiranë për të kënduar në natën finale të “Kënga Magjike 2008” këngën e saj, që fitoi çmimin e parë ku do të jenë të ftuar të gjithë fituesit. Në këtë foto ajo është fotografuar gjatë provave.

PanoramaPlus

Jepni mendimin tuaj