Miset e Petrit dhe netët magjike tek “Palma Nova”

image

Kësaj here ato janë trajtuar si princesha të vërteta. Mbasi kanë bërë turin e zakonshëm nëpër bregdetin e jugut të Shqipërisë ku janë bërë edhe xhirimet e klipeve,vajzat janë akomoduar në resort “Palma Nova” e cila ndodhet në Bërzhitë. Një ambient luksoz i hapur vetëm pak ditë më parë i cili i ka siguruar vajzave një qëndrim të këndshëm dhe mbi të gjitha fare pranë kalasë së Petrelës ku edhe do të zhvillohet “Miss Shqipëria” këtë vit. Gjatë darkave vajzat kanë bërë edhe provat e spektaklit si dhe kanë shijuar muzikën e mirë që luhet aty gati çdo natë live.

Siç e shihni edhe nga fotot vëllezërit korçarë kanë qenë këngëtarët e ftuar nga “Palma Nova” pak ditë më parë në ambientet e këtij kompleksi gjigand. Vajzat do të qëndrojnë aty deri më 24 qershor, natën e spektaklit ndërsa festa e kurorëzimit të misit do të bëhet përsëri në këtë ambient. Gjatë këtyre netëve vajzat kanë patur mundësi të improvizojnë me këngë e kërcime duke zbuluar kështu disa nga talentet e tyre.

Material nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj