Evitoni 4 veset që të plakin 12 vjet më herët

Konsumimi i duhanit, alkoolit, pasiviteti dhe mosushqyerja, mund t’ju plakin 12 vjet njëherësh. Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Oslo për 20 vjet me radhë, në të cilin u përfshinë 5 mijë persona, u vërtetua se ata që kishin këto vese plakeshin më herët.

Mosha e 4 mijë e 886 pjesëmarrësve në studim ishte mbi 18 vjeç, mesatarja e moshës ishte 44 dhe pjesëmarrësit ishin zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Gjatë periudhës 20 vjeçare të studimit sëmundjet e zemrës dhe kanceri paraqiten si disa nga shkaqet e vdekjes së personave që kanë pasur një stil jetese të shëndetshëm.

Qeveria amerikane sugjeron ngrënien e të paktën 4 kupave me fruta ose zarzavate në ditë për të rriturit dhe 2,5 orë ushtrime në javë në varësi të moshës dhe aktivitetit fizik të personit.
Duke pohuar se një stil i shëndetshëm jetese nuk do të thotë që të gjithë do të jetojmë më gjatë, studiuesit thanë se zakonet e shëndetshme e rrisin më tepër këtë mundësi.

(Burimi: BalkanWeb)

Jepni mendimin tuaj