Ne Londer kam pasur shume femra

image

Najada dhe Olsi festojnë tek “Austria” 3 mujorin e njohjes së bashku me miqtë

Tani gjithçka është ndryshe për djalin që doli i dyti në programin e suksesshëm “Big Brother”. Edhe pse e dinte se falë këtij formati të suksesshëm, banorët kthehen në personazhe publikë, nuk e kishte menduar asnjëherë se mjafton vetëm pjesëmarrja në një program televiziv, për të të ndryshuar krejtësisht jetën. Madje kur e pyet Olsin se çfarë do të doje të ruaje nga e kaluara jote, ai përgjigjet: “Asgjë, kam filluar një jetë të re dhe nuk dua të kthej kokën pas për asgjë”. Padyshim që të gjithë mund të mendojnë se Olsi mori shumë nga ky program pasi tashmë është i njohur, se ka një punë që i pëlqen si menaxher tek kompleksi “Austria”, por ka edhe një të dashur të re, Najadën me të cilën ndjehet aq mirë sa fjalët sipas tij nuk mjaftojnë për të përshkruar gjëndjen shpirtërore që i ka dhuruar ajo vajzë. “Gjithnjë në lidhje më ka ndodhur që femrat gjenin nga një motiv, edhe kot, për të krijuar debate dhe për të të bërë që të ndjehesh keq.

Me Najadën është krejt e kundërta. Ajo është një vajzë e qetë që nuk të mërzit kurrë. Jam me fat që e njoha dhe u lidha me të”. Dhe sapo kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, nuk kanë humbur kohë por kanë nxituar të shijojnë privacinë e tyre, tani pa prezencën e kamerave. Olsi ka shkuar tek shtëpia e Najadës dhe tashmë jetojnë bashkë. Kanë bërë dhe shumë plane për të ardhmen në mënyrë që secili të ndjehet i kënaqur e i realizuar dhe natyrisht vetëm kështu të dy do të ndjehen më mirë edhe me njëri tjetrin. Najada nuk arriti të mbarojë vitin e tretë për shkak të mungesave, por ndërkohë që të dy kanë menduar që të hapin një dyqan rrobash ku edhe Najada të ketë mundësi të impenjohet me diçka. Në atë dyqan do të Olsi: “Në Londër kam pasur shumë femra, isha i lumtur” Najada dhe Olsi festojnë tek “Austria” 3 mujorin e njohjes së bashku me miqtë ketë edhe shumë piktura të saj. Ndërkohë Olsi ka filluar punë si menaxher tek “Austria” dhe pothuajse gjithë ditën është i impenjuar aty. “Është një punë që më pëlqen dhe i falenderoj pronarët e kompleksit që më zgjodhën mua. Dua të bëj shumë ndryshime, kam shumë ide në kokë” – tregon ai. Por edhe shkolla është në planet e Olsit.Në shtator ai ka vendosur të fillojë Universitetin për Marketing, ndërkohë që Najada do regjistrohet shumë shpejt në një kurs anglishteje. Tani djali 34 vjeçar nuk ndalet më. “Big Brother” duket se ka qenë si prova e zjarrit për të. Ai tregon se nuk kishte pasur asnjëherë kohë të ulej dhe të reflektonte për veten e tij ose të testonte opinionin se si e shihnin ata Olsin i cili për hir të së vërtetës është një tip i veçantë. “Ai konkurs  më dha mundësinë që të njoh më mirë veten, të kuptoj që mund të ec në jetë dhe jam i lumtur për këtë fakt” – thotë ai. Po për femrat, çfarë mendon Olsi, aq më shumë një tip si ai i cili është përfolur kaq shumë për bëmat e tij? Por ai nuk dëshiron të bëjë komente dhe sapo ia përmendim Lusin, ish të dashurën, i ndryshon ngjyra e fytyrës. Mirëpo në kronikat rozë të “Panoramës”, Olsi u përfol edhe për një martesë me një angleze me emrin Margerita.

image

Është momenti për të mësuar më shumë rreth këtij fakti. “Nuk di se për cilën Margaritë e keni fjalën pasi unë në Angli nuk kam patur një, por disa femra, e kam kaluar mirë dhe kam qenë i lumtur ato kohë, kaq mund të them” -pohon ai. Por fakti që jeta e tij ka marrë një tjetër drejtim, nuk do të thotë se Olsi do mendojë ekskluzivisht për punën pasi dashuria kanevojë për provat e saj herë
pas here. Prandaj dhe Olsi mendoi që të festojë tre mujorin e njohjen me Noçen pikërisht tek “Austria”,lokali që i ofroi punë
si menaxher. Në festë ishin të ftuar disa nga ish banorët dhe miq të tjerë të çiftit.

Titulli origjinal:

Olsi: “Në Londër kam pasur shumë femra, isha i lumtur”

Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj