Britania është përfshirë tashmë nga ethet e Olimpikeve verore.
Dje banorët në skajin perëndimor të vendit patën rastin të shohin një nga momentet më simbolike të Lojërave, kur organizatorët vunë dje në provë stafetën e pishtarit olimpik.
Zyrtarët britanikë të Olimpikeve thonë se prova e djeshme u bë me synimin për të analizuar në hollësi ndryshimin e lëvizjes së trafikut gjatë kalimit të pishtarit, kohëzgjatjen që kërkon përshkimi i një segmenti të stafetës dhe çështje të sigurisë.
Muajin e ardhshëm do të bëhet përcjellja reale e pishtarit kur të mbërrijë për herë të parë në skajin perëndimor të Britanisë, të njohur si Lands End dhe do të përcillet nëpër të gjithë vendin dhe në Irlandë nga 8 mijë atletë dhe aktivistë.
Shumë nga të rinjtë aktivistë janë zgjedhur si rezultat i kontributit të tyre në komunitet, apo për punën vullnetare për një kauzë të caktuar.
Të zgjedhur për stafetën e pishtarit janë edhe zjarrfikësi më i moshuar në Britani dhe një ushtar që humbi tre gjymtyrë nga një plagosje në Afganistan.
Burimi:voa