Këshilla për dietat anti-tumor

Nëse ndiqni një stil jete të kujdesshëm atëherë mund të evitoni sëmundjet tumorriale. Një prej këshillave kryesore është që të ‘silleni’ mirë në tavolinë:

Dieta mesdhetare-Ushqimi i bazuar te buka, makaronat, vaji i ullirit, përdorimi i moderuar i proteinave, zarzavatet, frutat janë mëse të këshillueshme për t’u konsumuar gjatë ditës suaj. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, pa kaluar masën dhe do të jeni më të mbrojtur.

Proteinat– Konsumoni proteina patjetër gjatë javës, por në mënyrë të kontrolluar. Dy herë në javë ushqehuni me mish, dy herë përdorni vezën, dy herë djathërat dhe dy herë peshkun.
Hani të paktën tre vakte në ditë– Mëngjesi është thelbësor, ndaj mos dilni nga shtëpia pa marrë sasinë e duhur të drithërave, frutave dhe qumështit.

Yndyrnat– Duhen limituar yndyrnat që vijnë nga mishi por edhe nga bulmeti. Nuk duhet ekzagjëruar me djathin, ndërsa qumështi duhet pirë në mënyrë të rregullt për të garantuar sasinë e duhur të kalciumit.

Kolesteroli– Nuk duhet ta kalojë masën 200 miligramë në ditë. Thuhet që duhet evituar totalisht, por pak kolesterol është thelbësor për organizmin.

Vaji i ullirit– Mund të konsumohet fare mirë në sallatra dhe vaktet tuaja, por mirë është që të mos përdoret shumë për skuqje.

Vera– Konsumoni verën në sasi të moderuar. Një gotë në ditë është mëse e mjaftueshme.

Kripa- Përdoreni sa më pak. Për t’i dhënë shije ushqimeve më mirë përdorni erëzat.

Kafeja- Konsumojeni cdo ditë, pa e ekzagjëruar. Kush vuan nga tensioni i lartë mirë është që ta evitojë nga dieta e përditshme.

Jepni mendimin tuaj