7.920 minuta në vit Femrat i harxhojne duke u ankuar ndaj partnerit

Femrat kalojnë 7.920 minuta në vit duke u “ankuar” tek partnerët e tyre, për shkak të punëve në shtëpi, daljeve me shokët dhe shëndetit.

Siç duket, femrave u pëlqen që ”˜t’u bien në qafë’ partnerëve të tyre, duke shpenzuar rreth dy orë e gjysmë çdo javë apo 11 orë në muaj duke u shfryrë mbi partnerin. Shifrat bëhen të ditura nga një studim që ka përfshirë 3.000 persona.

Numri më i madh i femrave ankohen ndaj partnerit për mosbashkëpunimin në punët e shtëpisë. Pastaj vijnë ankesat për daljet dhe pirjet, dhe në rend të tretë vjen grindja për mosshkuarjen e mashkullit te mjeku.

Hulumtimi ka treguar se shumica e femrave nuk turpërohen nga grindja, derisa 87% e femrave pranojnë se e shfrytëzojnë këtë metodë për ta bindur partnerin që ta bëjë atë që duhet.
Është interesante se shumica e meshkujve, rreth 83%, thonë se femrat gjithmonë kanë të drejtë kur ankohen.

A e llogaritet sa dite bejne! Lereni pergjigjen si koment.

(burimi BalkanWeb)

Jepni mendimin tuaj