Shqiptarët pa viza brenda vitit

Parlamenti Europian miratoi sot paradite me shumicë viotash liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Me 538 vota pro dhe 47 kundër eshte miratuar raporti i paraqitur nga europarlamemtarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me dy vendet ballkanike.
Raporti thekson se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina i kanë përmbushur tre kriteret kryesore për liberalizimin e vizave dhe se ato do të vazhdojnë të monitorohen për pjesën e mbetur të përpjekjeve që duhet të bëjnë.

Sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.
Raporti ka marrë tashmë “viston” e Komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë si dhe Komisionit të Jashtëm të PE-së.
Pas votimit në PE Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian duhet të miratojë me dy të tretat e anëtareve liberalizimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Nëse rezoluta e Fajon miratohet edhe nga Ministrat e Brendshëm të BE-së, në fillim të nëntorit, ajo do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, me gjasë para Krishtlindjeve 2010.
(burimi-BalkanWeb)

Jepni mendimin tuaj