BE do të kufizojë Facebookun dhe rrjetet tjera

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do t’i përditësojë ligjet e vjetra për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995 për t’iu përshtatur epokës së re të informacionit. Ky paralajmërim është një lloj përgjigjeje ndaj deklaratave të themeluesit të rrjetit Facebook Mark Zuckerberg, sipas të cilës koncepti i privacisë është bërë anakronizëm.

Sekretarja evropiane për informacion, shoqëri dhe media Viviane Reding është përgjigjur duke thënë se janë të domosdoshme të krijohen rregulla bashkëkohore për sigurimin e privacisë në faqet si Myspace, Twitter e Facebook.
Reding ka paralajmëruar se Komisioni Evropian do të filloi me revidimin e Direktivës së vjetruar të BE-së për mbrojtjen e të dhënave nga viti 1995.
“Deshëm apo nuk deshëm, ne çdo ditë shkëmbejmë të dhëna për veten. Ato grumbullohen, përpunohen dhe ruhen larg syve tonë. Nuk mund të presim që qytetarët t’i besojnë Evropës, nëse nuk ua mbrojmë seriozisht të drejtat e tyre në privaci dhe të dhënat e tyre personale”, ka tërhequr vërejtjen Reding.
Sipas saj, në të ardhmen profilet e personave në rrjetet shoqërore do të duhet të janë të padukshëm, veç në ato raste kur vet ata nuk vendosin t’i bëjnë publik.

Jepni mendimin tuaj