Vuvuzelat, garë e cuditshme në Holandë

Vuvuzelat tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e futbollit dhe sidomos tifozëve.
Kjo trumpetë e famshme ka hyrë edhe në Evropë madje kanë filluar të bëhën edhe organizime garash nga më kuriozet. Në qytetin Hogezand-Sappemer të Holandës një grup prej 300 tifozësh u mblodhen për të caktuar se kush bente zhurmen me te madhe me vuvuzela, gjë që ndodhi pikërisht përpara ndeshjes mes Holandës dhe Kamerunit.

Të 300 tifozët u ndanë në disa ekipe dhe ai që arrinte rezultatin më të lartë shpallej edhe fitues. Në këtë garë morën pjesë edhe disa vëshgues që për të caktuar fituesin kishin në dispozicion matësa të decibelit.

Ideja për zhvillimin e kësaj gare u hodh nga vetë kryebashkiaku i këtij qyteti si për të vërtetuar se efekti i trumpetës së famshme afrikane nuk është aq negativ sa u bë këto dite të Botërorit. “Vuvuzelat nuk janë aq të tmerrshme. Eshtë dicka argëtuese të kesh në dispozicion një vegël të tillë dhe të bësh zhurmë me të. Ne u përpoqëm të nxjerrim anën spektakolare të saj dhe ia dolëm mban딝, është shprehur kryetari i bashkise së Hogezand-Sapemer.

Sipas vëzhguesve të kësaj gare të vecantë, të gjithë grupet pjesëmarrëse arriten të krijonin një tingull që arrinte mesatarisht deri në 110.1 decibelë, nndërkohë që tingulli më i fortë shënoi parametrin 127.5 decibelë.

Jepni mendimin tuaj