Kaltrina selimi, e frikesuar nga provimet

image

Këngëtarja Kaltrina Selimi, e cila studion në Fakultetin e Arteve, aq shumë është e zënë me provime këtë muaj, saqë ka refuzuar disa koncerte gjatë muajit që po shkon.

Duket se testimet e kanë trembur aq shumë, sa të heqë dorë edhe nga të tilla programe, që të thuash të drejtën artistët mezi i presin në verë. Kaltrina është shumë e kërkuar, sidomos për mënyrën e interpretimit ‘live’, ndërsa pritet që ajo t’i pushtojë skenat verore të Ulqinit dhe Durrësit. Mësohet se Kaltrina i ka vënë detyrë vetës që të studiojë sa më shumë, në mënyrë që t’i përfundojë sa më shpejt provimet e më pas kohën që mbetet këtë sezon, t’ia përkushtojë totalisht muzikës.

Nga Bluetooth

  1. valla je e fort moj kaltrina vetem ti edhe leonora jakupi jenni ma te mirat prej estrades tone hiq mos ta nin veq vazhdon keshtu tung mpuq e ke

  2. kaltrina me e bukra ne vitin 2010 je je ma e mira kenget qe i ka me ritme bombastike mu me pelqejn flm shum je ma e mira te adhuroj me zemer ciao mpuq.

Jepni mendimin tuaj