Gruaja 258 kg vdes në spital, hante fshehurazi

Ka ndërruar jetë në spital gruaja më e shëndoshë në Britaninë e Madhe.

40 vjecarja ishte shtruar prej disa ditësh në spital dhe mjekët e kishin urdhëruar të ndiqte rigorozikisht një dietë të vecantë, duke e paralajmëruar se në të kundërt i rrezikohej jeta.

Por Sharon Mevsimler nuk i është bindur mjekëve duke ju lutur familjarëve ti sillinin pothuajse cdo ditë pula të skuqura, peshk dhe patate.

Mjekët shpjegojnë se 40 vjecarja ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak ndërsa theksojnë se “gruaja u vetëvra duke ngënë deri në frymën e fundit”.

Sharon Mevsimler , nënë e 4 fëmijëve u shndërrua në obeze pas një depresioni pas lindjes së fëmijës së parë.

Bashkëshorti i saj kishte lënë punën për tu kujdesur 24 orë në 24 për gruan e tij që peshonte 258 kilogram.

Jepni mendimin tuaj