Plazhet, kujdes nga infeksionet e virozat

Të gjithë preferojnë të shkojnë në plazhe në këto ditë, por mjekët pediatër sugjerojnë kujdes të vecantë për fëmijët.

Në këto ditë të nxehta ujërat e plazheve mund të kthehen në burim virozash dhe infeksionesh.

“Duhet shumë kujdes me ujërat e plazhit, sepse ka vende ku uji është shumë i ndotur dhe fëmijët mund të marrin sëmundje virale”, deklaron mjeku pediatër Mikail Spiro.

Një kujdes i vecantë sipas tij duhet treguar edhe ndaj rrezatimit, i cili mund të shkaktojë jo pak dëme të rënda.

“Krahas djegies së lëkurës mund të kemi goditje nga dielli, që mund të fillojnë me simptoma si dhembje koke, marrje mendësh, etj. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së tumoreve”, shton Spiro.

Jepni mendimin tuaj