Ndryshon ora, akrepat 60 minuta përpara

Lëvizini akrepat e orëve tuaja 60 minuta përpara,duke u gdhirë data 28 mars. Të dielën do të fleme një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re do të jetë 8:00.
Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike.

Ndryshimi vlen deri në të dielën e fundit të muajit tetor. Ju këshillojmë që të bëni kujdes nesër në mengjes, pasi kush është në punë, kush duhet të udhëtojë me avion apo tren, kush ka lënë takim me dikë në një orar të caktuar duhet të jetë korrekt, pasi një vonesë prej 60 minutash mund t’ju shkaktojë vërtetë probleme.

Jepni mendimin tuaj