Pogradec, Qellon dhe Vret Nenen

Policia e Pogradecit arrestoi nje 29-vjecare me emrin Anila Anxho me akuzen e vrasjes me dashje.
Pak minuta para ores 9:00 te paradites se sotme krisa armesh jane degjuar ne nje banese ne lagjen “Liria” te qytetit te Pogradecit. Pas mberitjes se policise u konstatua se 65-vjecarja Shpresa Anxho kishte humbur jeten per shkak se ishte qelluar nga vajza e saj Anila me arme zjarri.

Arsyet e vrasjes jane duke u hetuar nga ana e policise se Pogradecit. Vajza ishte adoptuar ne moshen 1-vjecare nga nje cift ne Pogradec dhe ishte rritur prej tyre. Ajo tashme eshte 29 vjec dhe per policise e Pogradecit eshte shume e njohur per shkak te problemeve te shumta qe kishte.

Njihej si person me precedente penale per vjedhje, konsumuese e droges dhe alkoolit dhe shume e dhunshme me dy prinderit e saj.

Mendohet se edhe vrasja ka ndodhur ne nje moment grindje dhe dhune ne familje. Menjehere pas vrasjes 29-vjecarja eshte arrestuar dhe eshte marre ne pyetje, jane pyetur gjithashtu edhe te afermit dhe fqinjet e kesaj familje.

Jepni mendimin tuaj