PC-të e ardhshëm, në bazë të neuroneve

Rruga përmes të cilës neuronet komunikojnë me njëra-tjetrën mund të frymëzojë brezin e ardhshëm të kompjuterave.

Studiuesit po punojnë për një kompjuter të ri, duke imituar mënyrën se si neuronet janë ndërtuar dhe atë se si ato flasin me njëra-tjetrën.

Ndërtimi i kompjuterave në bazë të strukturës së neuroneve mund të sjellë në përmirësimin e cilësisë së figurës dhe audios në një PC.

Kjo mund të nënkuptojë se kompjuterat në të ardhmen mund të mësojnë të shikojnë ose të dëgjojnë, në vend që të veprojnë vetëm duke u bazuar tek sensorët.

Përvec ndërtimit të PC-ve, studiuesit po punojnë gjithashtu për të kuptuar më mirë domethënien e qelizave nervore dhe mënyrën se si ato veprojnë.

Jepni mendimin tuaj