Femrat të varura pas Facebook-ut

Një e treta e femrave me moshë prej 18 deri në 35 vjeç kontrollojnë Facebook menjëherë si të zgjohen në mëngjesë, madje edhe para se të shkojnë në tualet.

Oxygen Media dhe Lightspeed Research kanë bërë një hulumtim me 1.605 të rritur që përdorin rrjetin social, mes muajit maj dhe qershor të këtij viti, në një tentim për të gjetur trendet e sjelljes.

21 për qind e femrave me moshë prej 18 deri në 34 për qind kontrollojnë Facebook-un në mes të natës, gjersa 42 për qind e të njëjtit grup mendojnë se është mir ë të postohen foto të vetes në gjendje të dehur në rrjetin social. 29 për qind janë shumë të lumtura kur postojnë fotografi duke u puthur në Facebook.
Pesëdhjetë e tetë për qind e të anketuarve përdorin Facebook për të ndjekur miqt e tyre në internet (jo miqt e jetës reale) dhe 50 për qind janë të kënaqur që janë miq me njerëz totalisht të huaj.

Gjashtëdhjetë e tre për qind përdorin Facebook si një mjet të rrjetit dhe një numër në rritje po e përdor këtë faqe të internetit për të gjetur “fatin e jetës”.

Gjashtëdhjetë e pesë qind e meshkujve ishin të kënaqur me njerëzit që kishte takuar në Facebook, ndërsa vetëm 50 për qind e femrave kishin të njëjtin mendim.

Nëntë për qind e femrave kanë përdorur rrjetin për tu prishur me partnerët e tyre, kurse në krahasim 24 për qind e meshkujve kanë përdorur këtë faqe të internetit në të njëjtën mënyrë. 49 për qind e femrave besojnë se është e mirë të ndjeken aktivitetet e partnerit të tyre duke pasur qasje në detajet e kyçjes, dhe vetëm 42 për qind e meshkujve ndajnë të njëjtën pikëpamje.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe shefi ekzekutiv, beson se njerëzit më nuk duan intimitet më të plotë në internet. Duke folur për revistën Time në muajin maj, Zuckerberg tha: “Mënyra sesi njerëzit mendojnë për jetën private po ndryshon gradualisht. Ajo që njerëzit duan nuk është privatësia totale. Nuk është se ata duan fshehtësi. Është se ata duan kontroll mbi atë që ata e ndajnë dhe atë që ata nuk e ndajn딝.

Në anën tjetër Sophos ka bërë një anketë me 1.588 përdorues të Facebook dhe rreth 60 për qind prej tyre kanë theksuar se po konsiderojnë fshirjen e llogarive të tyre në faqen e rrjetit social. Rreth 16 për qind e të anketuarve veçse kanë ndalur përdorimin e Facebook për shkak se ata kanë ndjerë se nuk kanë kontroll të duhur mbi të dhënat e tyre, gjersa një çerek ka thënë se nuk do të largohen nga rrjeti social, që gati ka 500 milion përdorues anembanë botës.

Jepni mendimin tuaj