5 motive për mos të mbajtur dietë

Nuk është gjithmon e rendesishme të dobësohesh, të humbasësh kilet e teperta dhe ti detyrohesh dietave të rrepta. Ja disa arsye pse nuk duhet mbajtur dietë!

1) Jo të gjitha dietat i bejne mirë shëndetit. Nëse do të përjashtomin dietën mesdhetare, shumica e dietave të tjera që mbahen se të dobësojne pa të shkaktuyar dëme të tjera në organizem, janë gënjeshtra. Njeriu ka nevoje të haje shëndetshëm duke ndjekur një dietë të ekuilibruar ushqimore.

2) Kilet që humbim i marrim përsëri. Kilet janë si efekti i lojës yo-yo, nëse sot i heqim me anë të ndonjë diete, herët a vonë ato do të kthehen nëe trupin tonë. Prandaj mënyra më e mire për ti hequr kilet është që sduhet të mendojme dietën por ndonje aktivitet fizik.

3) Ushqimi kthehet në një shqetësim dhe jo kënaqsi. Të gjithë ata që mendojnë vazhdimisht për ushqimin që e urrejnë por në të njëjtën kohë dhe e duan.

4) Nëse kethehen në një mani, hapi tjeter mund të jetë fatal. Sipas një studimi del se nëse dieta kthehet në një osesion, ka shume mundësi që të shfaqen patologji tek ky organizëm.

5) Dieta mund të heqi energjite. Eshtë shumë bukur të kemi një trup elegant, por nese na mungojnë energjite? Të gjitha dietat nuk përfshijne ushqimet bazë për të dhënë energjinë e domosdoshme që i duhet një organizmi. Ju do të ndiheni te lodhur dhe jeta e përditshme do të komplikohet.

Pra para se të vendosni të mbani një dietë të rrepte, mendoni për ndonjë alternative sportive. Disa minuta ecje nga parku, ose pak çaste në palester nuk do te ishte dhe aq keq! Përdorni shkallët dhe jo ashensorin, zbrisni një ndalesë më parë se të afrohet puna/shtëpija juaj!

Komentoni eksperiencat tuaja lidhur me dietën apo kilet e tepërta!

Shkurt 2011 – ReniX per Lirenti.com

Jepni mendimin tuaj