Renault Wind në Gjenevë

Prodhuesi francez do të shfrytëzojë panairin e automjeteve në Gjenevë për t’ia paraqitur publikut modelin e saj më të ri. Bëhet fjalë për versionin kupe-kabriolet të modelit Twingo, i cili megjithatë do të merr emër të ri, për t’u dalluar nga “origjinali”.

Emrin e ka Wind (era) që nuk është ndonjë emër, por mbahet mend lehtë dhe gjëja e parë në të cilën të shkon mendja është liria.

Premiera zyrtare do të mbahet më 2 mars. Automjeti është 3.83 metra i gjatë, e nga Twingo standard, pos kulmit, dallohet edhe për pjesën e prapme tërësisht të re, derisa pjesa e përparme nuk ka pësuar ndryshime kushedi çka të mëdha.

Motorizimi nuk sjell asgjë të re, edhe pse tani për tani nuk dihet fjalë për cilët motorë bëhet fjalë. Kulmi ka një konstruksion shumë të thjesht dhe mblidhet për vetëm 12 sekonda, pa marrë parasysh pozitës në të cilën gjendet.
Së shpejti pritet të vërshojnë informata më të shumta për këtë version të Twingos.

Jepni mendimin tuaj