Ciljeta vishet me fustanet e Amit

ciljeta-seksi-hot-ami-portokalli

Ajo i provon të gjitha, që nga veshjet sportive, klasike, ekstravagante. Por në skenë kohët e fundit vishet vetëm me fustane seriozë. Garderoba skenike e Çiljetës është gjithë shkëlqim dhe ngjyra, sepse ajo fustanet skenikë i vesh me shijen e Amit të “Portokalli”. Janë të gjithë fustanet, që Ami dhe Ermali, i blejnë në dyqane të ndryshme nëpër Evropë, për biznesin e tyre “Ami special event’s”. E kjo mund të konsiderohet si një moment kthese për imazhin skenik të Çiljetës, e cila u ka rënë të gjithëve në sy, pasi tashmë fustanet e saj janë gjithnjë në fund të këmbëve. Është konsideruar si vajza interesante, sepse beson te Kur’ani, është “sexy girl” dhe aspiron të bëhet politikane. Por në look-un e saj ajo eksperimenton shumë dhe me flokët, të cilat nga brune, të kuqe, tashmë i ka të verdha. Pavarësisht ndryshimit të ngjyrës së flokëve, ky është një moment maturimi për këngëtaren seksi, e cila pohon se kjo është periudha më e artë e jetës së saj, ndërsa është gati të kurorëzojë lidhjen e saj me Romeon, nisur para tre vitesh në  plazhin e Sarandës.

Burimi Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj