Marina – E vërteta e historisë time me futbollistin Muzaka

image

Ai m’i dërgoi lulet, pasi bazuar në skenar, unë pohova në emision që në Shqipëri kemi një Cristiano Ronaldo, ai është Gjergj Muzaka. Dhe ai në shenjë falënderimi, më dërgoi para emisionit atë tufë me lule. Një tufë shumë e bukur dhe një veprim shumë i gjetur nga ana e tij.

KLOTILDA HARKA

Marina Vjollca, “zbutësja” e “Proçesit sportiv” tregon paskuintat e një emisioni ku dominojnë meshkujt, jetën që bën si 18-vjeçare në karrierë dhe të vërtetën e njohjes
me Gjergj Muzakën: Prezantuese e një emisioni sportiv me shumë personazhe. I keni hyrë seriozisht sportit? Tani në fakt jam në kontakt të vazhdueshëm me sportistë dhe njerëz të artit. Dhe them se kam ende shumë për të mësuar rreth sportit. Në këtë prezantim unë jam vajza, që zbus atmosferën mashkullore. Unë merrem me pjesën drejtuese që s’ka shumë lidhje me sportin, e përgjithësisht janë pyetje jashtë tij.
Për shembull cila mund të jetë një pyetje e juaja? Një pyetje e imja, mund t’i drejtohet një sportisti se si ai bën jetën e natës, pasi dihet që sportistët duhet të respektojnë regjimin. Tashmë ju doni s’doni po identifikoheni si “Marina e sportit”. Si i keni pasur marrëdhëniet më parë me sportin? Shumë të këqija, nuk ndiqja kurrë sport, por taniqë kam hyrë në botën e tij kuptoj që qështë një botë shumë interesante. Ju është dashur shumë punë për të kuptuar çfarë ndodh? Më është dashur dhe më duhet akoma shumë punë. Mësoj përditë. Cila është përshtypja që ju lënë sportistët, duke qenë se takon çdo të hënë sportistë të ndryshëm? Them se janë intelektualë, në ndryshim nga ajo që kisha dëgjuar që sportistët janë pa nivel. Pas njohjes nga afër në studio si sillen sportistët me ju? Përballeni me interesimin e tyre? Interesim ndoshta jo, por dashamirësi.

image
Gjergj Muzaka, mesfushori 24-vjeçar i Partizanit ju dërgoi një tufë lule në “Top Channel”, ndoshta kjo  nuk ishte thjesht dashamirësi?

Jo. Ai m’i dërgoi lulet pasi bazuar në skenar, unë pohova në emision që në Shqipëri keminjë Cristiano Ronaldo, ai është Gjergj Muzaka. Dhe ai në shenjë falenderimi, më dërgoi para emisionit atë tufë lule. Një tufë shumë e bukur dhe një veprim shumë i gjetur nga ana e tij. Njiheshit më parë me Muzakën? Absolutisht jo, por nuk e fsheh që m’u bë shumë qejfi pasi lulet janë fiksimi im, dhe për mua ishte një surprizë e bukur. Marrëdhënia me motrën tuaj Luanën, velina e “Fiks”- it, cila është? Unë jam një vit më e madhe se ajo, por jemi të dyja në një klasë maturante. Luana është tip ndryshe, më çapkëne, lozonjare, pak më agressive. Një shtëpi e thërrasim “mistrecja”. Si ju duket bota e televizionit, a jeni trembur donjëherë sa keni menduar të hiqni dorë? Në fakt e trembur mund të them kam qenë tre vite më parë, kur hyra në “Top Channel”. Tani kam kaluar disa eksperienca. Them se
është botë e bukur, që më jep shumë kënaqësi, por ka dhe rrezikun renda.Ç’nënkuptoni me rrezik? Po duke qenë e famshme shpesh mund të biesh pre e thashethemeve apo keqkuptimeve. Keni filluar të ndjeni xhelozinë e kolegëve në “Top Channel”? Jo, pasi unë kam filluar punë aty që kur isha 15 vjeç, dhe më kanë mbajtur shumë afër duke filluar nga Saimiri e Doktori, që gjithmonë më kanë thirrur bebi i “Top”-it, pasi isha ndër të vetmet që kisha hyrë në staf aq e vogël. Nga një velinë e “Fiks Fare”, papritur u bëtë rezantuese. Kush ju zbuloi? Po këtë ua di shumë për nder Manjola Hasanit dhe Ezdalin Goranit, koreografëve të “Fiks”-it, të cilët evidentuan se unë kisha talent dhe elokuencë në prezantim. Më pas Bojken Lako më dha mundësinë të jem prezantuese në “Top select”, mund te themi me hapi dyert rreth kësaj rruge. Si vajzë kaq simpatike sa jeni, patjetër keni një të dashur? Preferoj të ruaj privatësinë time. Asnjëherë nuk do të flas në shtyp për jetën time private,  pasi gjëja më e mirë që mund të bëjë një person i famshëm është të ruajë privatësinë e tij. E vërteta e historisë time
me futbollistin Muzaka

Burmi Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj