Ilda e “Big Brother” e kudogjendur në jetën e natës

image

Atë e sheh kudo dhe patjetër që nuk ka sesi t’i shpëtojë syrit të paparacit tonë. Duket se nuk ka një partner fiks pasi e shikon  gjithnjë në shoqëri me djem të ndryshëm. Kësaj here ajo ishte tek “Living Room”, në një darkë ku nuk mungonin edhe shumë personazhe të njohur nga bota e artit dhe sportit. Ilda e cila u bë e njohur falë programit të sukseshëm “Big Brother”, duket se nuk lë rast pa u zbavitur, e pagëzuar nga të gjithë si një qejflije e paparë. Gjatë asaj darke ajo ka kërcyer dhe është zbavitur pa fund në ambientin e ngrohtë që krijohet në atë lokal. Mesa duket Ildës po i pëlqen aq shumë Tirana sidomos tani që është bërë e njohur, dhe duket se e ka harruar fare Amerikën.

Material nga Panorama Plus

Jepni mendimin tuaj